Inspektorati i Fushë Kosovës me aksion nëpër marketet e mëdha

Fushë KosovëPostuar: 22:05 / 18.07.2023

Ky aksion po zhvillohet lidhur me shqetësimet e qytetarëve për mos përputhjen e çmimeve raft – arkë, po ashtu edhe për origjinën e produkteve (vendosjen e flamujve).

Me qëllim të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve lusim qytetarët që për çdo parregullsi ta ruajnë dëshminë dhe të lajmërojnë në zyrën e inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës.