Komuna e Fushë Kosovës dhe FFK me Memorandum Bashkëpunimi
Fushë KosovëPostuar: 17:12 / 03.07.2023
Ky memorandum parasheh investimet e nevojshme në stadiumin e Qytetit të Fushë Kosovës, “Ekrem Grajçevci”, që të plotësohen të gjitha kushtet dhe kriteret infrastrukturore për zhvillimin e ndeshjeve në Superligë.
Kryetari Berisha dhe Presidenti Ademi u pajtuan që edhe në të ardhmen të kenë bashkëpunim institucional dhe investime të përbashkëta me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për sportin në përgjithësi.