Komuna e Fushë Kosovës hap fushatën sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit
Fushë KosovëPostuar: 18:46 / 03.10.2023
Nga Komuna e Fushë Kosovës theksojnë se: “Me qëllim që të shpërndajmë informata për rëndësinë e zbulimit të hershëm, ne do të mbajmë takime informuese për t’i inkurajuar motrat, nënat dhe të gjitha gratë në komunitetin tonë, për kujdes të shtuar ndaj kësaj sëmundje.
Zbulimi i hershëm shpëton jetën.
Të bashkohemi në vendosmërinë tonë për të luftuar këtë sëmundje dhe për të ofruar mbështetje të palëkundur për të gjithë të prekurit.
Së bashku mund të bëjmë ndryshime, të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ofrojmë shpresë.
Për të caktuar terminin për mamografi i ftojmë të gjitha gratë të thërrasin në numrin kontaktues:
045-167-111 nga ora 07:00-15:00.”