Komuna e Fushë Kosovës përfituese e Kontingjentit të Ndihmave Mjekësore
Komuna e Fushë Kosovë dhe OH “KIF LIRIA”, e përfaqësuar nga Xhafer Balaj, përmes Memorandum Bashkëpunimit i cili ka pasur për qëllim një donacion nga Suedia, i përbërë me aparatura mjekësore, material shpenzues medicinal, mjete dhe materiale të nevojshme për personat me aftësi të veçanta, e të cilat janë shpërndarë në:
1.Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë,
2.Zyrën e Handikap dhe Kryqin e Kuq, Dega Fushë-Kosovë,
3.Komuniteti Romë, Ashkali dhe Egjiptian,
4.Shoqata e të verbërve dhe me të pamur të dobësuar me seli në Prishtinë,
5.Biblotekën Kombëtare të Kosovës,
6.Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë,
7.Klinikën e mjekimit intensiv në Prishtinë dhe
8.Klinikën e Ortopedisë në Prishtinë.
Komuna e Fushë-Kosovës e falënderon Drejtorin, Xhafer Balaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët të cilët ndihmuan në realizimin e marrjes dhe shpërndarjes së këtij donacioni.