Kryetari Berisha ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Lezhës

Fushë KosovëPostuar: 10:41 / 07.02.2024

Takimi midis dy kryetarëve ishte një mundësi e mirë për të diskutuar dhe koordinuar çështjet e përbashkëta të interesit lokal që nga shërbimet publike deri tek çështjet e shkëmbimit kulturorë.

Bashkia e Lezhës, për shkak të afërsisë gjeografike dhe pasuritë që ka paraqet një vend ideal për ndërmarrësit e Komunës së Fushë Kosovës për investime dhe ndërmarrësi. Prandaj, dy kryetarët janë dakorduar për shkëmbim të informatave dhe organizimin e një seri të aktiviteteve për t’i informuar për këto potenciale dhe për t’i lidhur të gjitha palët e interesuara për aktivitet ekonomik.

Kryetari Berisha, ka shprehur mirënjohjen e madhe për qytetarët e Lezhës të cilët në ditët më të vështira kanë pritur dhe strehuar qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës dhe kjo na bën më të afërt dhe mirënjohës me njëri tjetrin.