Kryetari Berisha ka pritur në takim përfaqësues nga Organizata "Leadership Development Association EUROPE në Kosovë"

Fushë KosovëPostuar: 17:49 / 15.11.2023

Në këtë takim, u diskutua rreth organizimit që LDA Europe do të sjell edhe këtë vit, përkatësisht këtë të shtune më datë 18.11.2023, ngjarjen e madhe LEAPin Presheva, e cila i kushtohet të rinjve nga Lugina e Preshevës.

Po ashtu, u diskutua edhe për organizimin e dy ngjarjeve ndërkombëtare të LDA Europe, DREAMin Kosovo dhe LEAPin Conference, qe do të realizohen në Innovation and Training Park (ITP) Prizren ku do të marrin pjesë të rinjtë nga Komuna e Fushë-Kosovës.

Kryetari Berisha shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar për këtë event dhe për aktivitete tjera në të mirë të të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi.