Kryetari Berisha priti në takim kryetarin e Shoqatës “Dyneku i Prishtinës, Fushë-Kosovë”, Fahri Abazi

Fushë KosovëPostuar: 13:43 / 29.11.2023

Gjatë takimit z. Abazi e njoftoi kryetarin Berisha për ecurinë e  “Panairit mbarëkombëtar të shpezëve dhe shtazëve të imta”, i cili u mbajt nga data 25-26.11.2023 në qytetin e Fushë-Kosovës. Në këtë panair i cili u mbajt për herë të dytë, morën pjesë rreth 350 fermerë të cilët ekspozuan lloje të ndryshme të shpezëve të imta.

Kryetari Berisha e falënderoi z. Abazi për vizitën dhe kontributin e dhënë për fermerët e komunës, si dhe i premtoi që do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.

Në fund të takimit z.Abazi i dhuroi kryetarit Berisha një Mirënjohje për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj Shoqatës “Dyneku i Prishtinës, Fushë-Kosovë”.