Kryetari Berisha priti në takim një delegacion nga KFW
Fushë KosovëPostuar: 17:30 / 19.10.2023
Takimi ka pasur për qëllim koordinimin e ndihmës për të forcuar dhe standardizuar kapacitetet teknike të NP “Pastrimi” SH.A. dhe forcimin e aktiviteteve planifikuese për të rritur shkallën e faturimit dhe menaxhimit efektiv të grumbullimit të mbeturinave.
Po ashtu në këtë takim është konfirmuar përkrahja e Qeverisë gjermane për vitin e ardhshëm me mekanizëm për nevojat e trajtimit të mbeturinave në komunën e Fushë-Kosovës, e që do të përmirësoj dukshëm kapacitetet operuese për të krijuar një ambient të pastër dhe të shëndetshëm.