Kryetari Berisha priti në takim Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla

Fushë KosovëPostuar: 17:48 / 08.02.2024

Në këtë takim është diskutuar për çështjet e planifikimit dhe reagimit në situatat emergjente.

Ka qenë pajtim i plotë që koordinimi mes akterëve institucional dhe kapaciteteve në sektorin privat dhe përgjithësisht të shoqërisë duhet të përdoren në mënyrë që reagimi në rastet kur është e nevojshme te jetë efektiv.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar nevojës së edukimit të qytetarëve për mënyrat e sjelljes dhe reagimit në situatat emergjente.

Kryetari Berisha ka nënvizuar faktin që siguria në komunën tonë është një prioritet thelbësor për të gjithë banorët dhe autoritetet vendore. Në një mjedis të sigurt, banorët kanë mundësinë të jetojnë dhe punojnë në një ambient të qetë dhe të mbrojtur.

Kryetari Berisha theksoi se është detyra jonë e përbashkët të kujdesemi për sigurinë dhe mirëqenien e njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Syla ka informuar në detale lidhur me aktivitetet që po bën Ministria e Mbrojtjes për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme komunave për të ngritur kapacitetet komunale ne sektorin e reagimit në rast të emergjencave.