Kryetari Berisha takoi kryeshefin e ri të KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica
Fushë KosovëPostuar: 12:45 / 29.05.2023
Në këtë takim është biseduar rreth problemeve dhe projekteve të përbashkëta për menaxhimin e mbeturinave ne Komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari Berisha, ka uruar mandatin e ri të kryeshefit dhe i ka ofruar bashkëpunimin e Komunës së Fushë-Kosovës lidhur me sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Fushë-Kosovë.
Kryeshefi Reqica, ka falënderuar Kryetarin Berisha për takimin dhe ka thënë se Kompania “Pastrimi” do të vazhdoj bashkëpunimin me Komunën e Fushë-Kosovës për të përmirësuar gjendjen ambientale në Fushë-Kosovë.