Kryetari Berisha takoi Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arsim Fetahu

Fushë KosovëPostuar: 12:11 / 05.07.2023

Temë e takimit ishte fillimi i përgatitjeve përfundimtare për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Sllatinë e Madhe, Bardh i Madh dhe kyçjen e fshatrave Lismir dhe Nakarad, si dhe çështje tjera teknike me rëndësi.

Kryetari Berisha shprehu mbështetje të pa rezervë për implementimin e këtij projekti të përbashkët në të mirë të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës.