Kryetari Berisha takoi përfaqësuesin e “KOSED”, Robert Blease

Fushë KosovëPostuar: 18:57 / 30.06.2023

Në këtë takim u bisedua për mbështetjen e mundshme për arsimin bazë dhe të mesëm të lartë nga këta të fundit.

Kryetari Berisha tha se Komuna ka bërë investimet e nevojshme në infrastrukturë arsimore, trajnimin e mësuesve për zbatimin e kurrikulave dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë individët që të kenë mundësinë për arsimimin bazë dhe të mesëm të  lartë për të zhvilluar potencialin e tyre plotësisht në mënyrë që të kontribuojnë në shoqërinë tonë.