Kryetari Berisha takoi përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim
Fushë KosovëPostuar: 16:38 / 23.05.2023
Në këtë takim, u diskutua për mundësinë e një investimi në fushën e mbeturinave nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës, në vlerë prej 40 milion euro, si dhe për projektin e pastrimit të ujërave të zeza, investime këto të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve në këto dy fusha jetike për qytetarët tonë.