Kryetari Berisha takoi zyrtarët e Bankës Botërore në Kosovë
Fushë KosovëPostuar: 17:39 / 30.05.2023
Në këtë takim, u diskutua për projektin e Bankës Botërore për pastrimin dhe gjelbërimin e Kosovës e i cili do të kontribuojnë në efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimeve publike, në më shumë vende pune formale në sektorin privat dhe rritje të qëndrueshmërisë mjedisore.
Të dy palët u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi për planin përgatitor për implementimin e projektit.