Kryetari Berisha uron Festat e 28 Nëntorit
Urimi i plotë i kryetarit Berisha:
Të dashur qytetarë të Komunës së Fushë-Kosovës,
Urime Festa e Flamurit!
Urime Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!
Urime ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari!
Festa e 28 Nëntorit, është data më e ndritshme për kombin, prandaj përveç festimit sjell më shumë se kurrë në mendjet tona burrat dhe gratë e kombit që nuk pushuan së reshturi në kauzën e tyre për lirinë dhe shtetin.
Në këtë ditë historike ne nderojmë çdo shqiptar që u flijua për liri, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në amanetin e tyre - fuqizimin e shtetit dhe kombit tonë.
Më lejoni që me respektin më të madh në emër të institucioneve komunale të Komunës së Fushë-Kosovës dhe në emrin tim të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Festën e 28 Nëntorit.
Zoti ju bekoftë!
Burim Berisha Kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës