Mbahet Dëgjimi i Parë Publik për Planifikimin e Buxhetit 2024-2026 në Komunën e Fushë Kosovës
Në këtë dëgjim, merrnin pjesë, Drejtori për Infrastrukturë njëherit edhe Zyrtarë i Planifikimit të Buxhetit, Bardhyl Kojçiçi, Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ekrem Berjani, këshilltarë komunal përfaqësues të Shoqërisë Civile, dhe qytetarë.
Të pranishmit, gjatë debatit për projeksionet buxhetore për vitet 2024-2026, kanë paraqitur kërkesat e tyre për investimet kapitale në infrastrukturë, ku kryesisht kërkesat ishin të fokusuara në projektet që kanë të bëjnë më rregullimin e infrastrukturës, kanalizimit, ujësjellësit, mirëmbajtjen e projekteve paraprake, rregullimin e qendrave rekreative, trotuare e ndriçim publik etj.
Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2024 është 16,285,500.00 euro, ndërsa nga kjo shumë, për investime kapitale janë planifikuar 4,649,000.00 euro.
Ky është dëgjimi i parë me qytetarë për këtë vit, ku është diskutuar për Planifikimin e Buxhetit.