Mbahet Dëgjimi i Tretë Publik për Planifikimin e Buxhetit 2024-2026 në Komunën e Fushë Kosovës
Të pranishëm në këtë dëgjim ishin, Drejtori për Infrastrukturë njëherit edhe Zyrtarë i Planifikimit të Buxhetit Bardhyl Kojçiçi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Ali Ismaili, këshilltarë të kuvendit komunal, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Të pranishmit, gjatë debatit për hartimin e buxhetit për vitin 2024 dhe vlerësimet për vitet 2025-2026 kanë paraqitur kërkesat e tyre.
Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2024 është 16,285,500.00 euro, nga kjo shumë janë të planifikuara:
Paga dhe Mëditje 7,929,594.00 €,
Mallra dhe Shërbime 2,160,325.00 €,
Shpenzime Komunale 350,000.00 €,
Subvencione dhe Transfere 1,124,607.00 €
Investime Kapitale 4,720,974.00 €.
Ky është dëgjimi i tretë publik me qytetarë për këtë vit, ku është diskutuar për Planifikimin e Buxhetit.