Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 12:42 / 21.09.2023

Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit të mekanizmave të rëndësishëm në këtë fushë.

Gjendja e sigurisë në  Komunën e Fushë-Kosovës, është vlerësuar e qetë dhe stabile.

Kryetari i Komunës Burim Berisha, duke vlerësuar lartë punën e të gjithë anëtarëve dhe të gjithë akterëve të sigurisë ka falënderuar KKSB-në, Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi, Policinë, KFOR-in, FSK-në, bashkësitë fetare, komunitetet etj.

Kryetari Berisha, tha se së bashku kemi punuar pandërprerë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, ai gjithashtu tha se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.