Miratohet buxheti i komunës së Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 17:44 / 29.09.2023

Ky buxhet është rritur për 1.2 milion euro, (7.3 %) në krahasim me vitin aktual.

Struktura e buxhetit përfaqëson gjithëpërfshirje midis sektorëve të investimeve në të gjitha kategoritë me interes të përgjithshëm publik.

Disa nga projektet e rëndësishme të këtij buxheti janë:
Ndërtim shkollash dhe çerdheve,
Renovimin e stadiumit të qytetit dhe fushave tjera të sportit,
Ndërtimi i bibliotekës, Muzeut dhe Galerisë së Arteve,
Financimin e projektit të koogjenerimit,
26 rrugë të reja,
35 parqe dhe kënde të lodrave për fëmijë,
Rrjetëzimin e kanalizimeve,
Mirëmbajtjen dhe renovimin e të gjitha pronave komunale etj.

Buxheti është miratuar duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe të konsultimit publik dhe shprehim falënderimin për të gjitha palët e përfshira në planifikimin dhe miratimin e buxhetit.