Njoftim nga Komuna e Fushë Kosovës për mbyllje të rrugëve

Fushë KosovëPostuar: 16:22 / 29.05.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Fushë Kosovës:

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës se çdo të marte kur është ditë tregu në Bresje, nga ora 07:00 - 14:00, hyrja nga rruga “Agron Rrahmani” dhe “Naim Syla” në drejtim të semaforëve në Bresje, do të jetë e bllokuar për arsye të evitimit të tollovisë nga veturat si dhe lehtësimin për të gjithë shitësit dhe blerësit.

Ftojmë të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të kenë mirëkuptim!