Njoftim nga Komuna e Fushë Kosovës për mbyllje të segmentit rrugor

Fushë KosovëPostuar: 10:45 / 10.07.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Fushë Kosovës:

Të dashur qytetarë,

Segmenti rrugor nga Shkolla “Mihal Grameno” deri tek rruga “Pajazit Islami” në rrugën “Dardania” do të mbyllet për lëvizjen e të gjitha automjeteve në periudhën kohore:

Data: 15.07.2023 - 25.08.2023
Ora 20:00 - 24:00

Organet kompetente komunale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për shenjëzimin dhe respektimin e vendimit.

Faleminderit për mirëkuptim!