Njoftim për Debat Publik nga Komuna e Fushë Kosovës për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Impiantin për prodhimin e Plehrave Bio Organo – Minerale

Fushë KosovëPostuar: 13:08 / 29.11.2023

“Njoftohet publiku i interesuar se më datën 16.01.2024 në ora 10:00  në SHFMU “Bajram Curri” Sllatinë e Madhe, do të organizohet  Debat Publik nga Kompania “Lina-Ks” Sh.p.k, Harilaq, Fushë Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.


Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM.


https://us04web.zoom.us/j/4549344495?pwd=GbKcoccSWx39F3e8QF7PsAkCM3bvK6.1


Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Lina-Ks” Sh.p.k, Harilaq, Fushë Kosovë, për Impiantin për prodhimin e Plehrave Bio Organo – Minerale në Harilaq, Fushë Kosovë.


https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2


Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  vnm.komente@rks-gov.net


Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.” – thuhet në njoftim.