Njoftim rreth Planit të Mobilitetit tek rrugët njëkahore në Fushë-Kosovë
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë-Kosovës,
Ju njoftojmë se gjatë realizimit të Planit të Mobilitetit tek rrugët njëkahore Theranda, Kuvendi i Lezhës, 17 Shkurti, Çajupi dhe Xhemajl Mustafa do të fillojë vendosja e konave metalik me qëllim të lirimit të trotuareve dhe krijimit të parkingut gjatësor përgjatë këtyre rrugëve.
Në mbështetje të këtij projekti do të jenë prezent edhe Policë nga Stacioni Policor në Fushë-Kosovë, prandaj lusim qytetarët të kenë mirëkuptim që automjetet të mos parkohen në këto rrugë pasi që konat do të vendosen në trotuare dhe të mos na krijohen vështirësi në mënyrë që sa më shpejt të realizohet projekti dhe të krijohen parkingjet gjatësore.
Ky projekt do të fillojë të ekzekutohet me datën 01.12.2023 duke filluar nga ora 08:00.