Pastrohen rrugët e Fushë Kosovës dhe dezinfektohen kontejnerët dhe hapësirat përreth tyre

Fushë KosovëPostuar: 15:14 / 17.07.2023

Njoftimi i plotë i KRM “Pastrimi sha.a

- KRM “Pastrimi” njësia Fushë Kosovë,  ka vazhduar me aksionin e larjes së rrugëve dhe dezinfektimin e pikave të kontejnerëve, hapësirave përreth kontejnerëve dhe trotuareve të këmbësorëve.

-Dezinfektimi i pikave të kontejnerëve dhe trotuareve, do jenë prioritet i rëndësishëm për ne sepse vetëm në këtë mënyrë ndihmojmë në ruajtjen e higjienës dhe shëndetin publik.

- Pamjet vijnë nga Rr. “Dardania”

- Aksioni do vazhdojë edhe në ditët në vijim në pjesë tjera të qytetit.