Përfaqësuesit e GIZ vizituan Komunën e Fushë Kosovës
Në takim janë diskutuar mundësitë e planifikimit më të mirë të sistemit të menaxhimit të mbeturinave në aspektin operacional dhe procesin e minimizimit të mbeturinave përmes implementimit të formave të reja.
Për shkak të rritjes enorme të numrit të banorëve në komunën tonë, nevojat për ri-dimensionimin dhe shtimin e kapaciteteve janë të domosdoshme dhe përmes projektit të dakorduar me GIZ-in, zgjidhjet duhet të jenë të integruara në kuadër të bashkëpunimit ndër komunal edhe me komunat fqinje.
Nënkryetari Osmani e vlerësoi punën, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të GIZ-it ndaj Komunës së Fushë-Kosovës dhe shprehur zotimin se komuna do të përdorë të gjitha resurset për planifikimin dhe menaxhimin efektiv për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm.