Përurohet fillimi i punimeve në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe dhe lagjet 028 - 029 të Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 18:09 / 28.12.2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përuruar fillimin e punimeve për realizimin e projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjet 028 – 029 dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh.

Ky projekt ka për qëllim rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjet 028 - 029 si dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh në mënyrë që të sigurohet për herë të parë uji i pijes për banorët e këtyre fshatrave dhe lagjeve me rreth 10 mijë banorë. Ky projekt prej 3 milion euro do të përfundoj brenda 2 viteve.