Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e Palestrës së sporteve në fshatin Sllatinë e Vogël
Fushë KosovëPostuar: 18:14 / 07.09.2023
Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport Besnik Shala, vizituan palestrën e sporteve në ndërtim në Sllatinë të vogël.
Punimet janë duke u kryer me dinamiken e paraparë. Palestra i plotëson të gjitha standardet, dhe do të ju shërbejë të gjithë sportistëve të komunës së Fushë-Kosovës dhe jashtë saj për të zhvilluar gara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.