Po vazhdon Digjitalizimi i Shkollave të Komunës së Fushë Kosovës
Fushë KosovëPostuar: 15:11 / 07.08.2023
Komuna e Fushë-Kosovës, këtë vit ka ndarë një fond prej 300,000 euro, e nga i cili sot ka përfunduar faza e parë e projektit në vlerë prej 120,000 euro, ku përfshihen laptop dhe pajisje të tjera përcjellëse.
Faza e dytë do të zbatohet këtë vit dhe është në fazat e procedurave të prokurimit.
Edhe për vitin e ardhshëm do të planifikohen investime të ngjashme për avancimin e arsimit në nivele më të larta teknologjike.