Po vazhdon pastrimi i hapësirave publike në Fushë Kosovë
Fushë KosovëPostuar: 10:52 / 08.09.2023
Kësaj radhe është bërë pastrimi i mbeturinave në 'lagjen 28' dhe 'lagjen 29' të komunitetit ashkali në Fushë-Kosovë.
Këto aktivitete janë në vazhdimësi dhe ekipet përgjegjëse do të jenë në terren në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike.
Apelojmë te qytetarët që të kujdesen për ambientin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pa vend.
Bashkë mund të përkujdesemi për një ambient më të pastër! – thuhet në postimin e kësaj komune.