Po vazhdon pastrimi i hapësirave publike në Komunën e Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 09:34 / 15.05.2023

Sot, është bërë pastrimi i mbeturinave në lagjen 29, pastaj është pastruar stadiumi i Qytetit në Fushë-Kosovë, oborri i Komunës dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë dhe hapësirat rreth tyre.

Komuna e Fushë Kosovës apelon te qytetarët që të kujdesen për ambientin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pa vend.

Bashkë mund të përkujdesemi për një ambient më të pastër!