Shënohet përvjetori i masakrës së 168 qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 11:07 / 28.03.2024

Ky aktivitet i filluar mbrëmë me ndezjen e qirinjve në sheshin “Adem Jashari” ka vazhduar sot me mbajtën e Akademisë Përkujtimore dhe me homazhet në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.

Të gjitha aktivitetet janë organizuar në bashkëpunim të ngushtë me familjaret e dëshmorëve dhe martirëve si një rast për te reflektuar mbi humbjet e mëdha dhe për të nderuar të gjallët – familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe për të nderuar viktimat e luftës së Kosovës.

Masakra e Fushë Kosovës është një histori e trishtueshme dhe e dhimbshme e humbjeve njerëzore në mesin e të cilëve shumë gra dhe fëmijë, humbje të shkaktuara në mënyrën më mizore.