Shkrimtari Ismail Kadare shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Fushë Kosovës
Kryetari Berisha në fjalën e tij përshëndetëse tha se zoti Kadare ka qenë frymëzimi ynë, ka qenë gjuha jonë, kënga jonë, gjithçka që kemi mësuar, kemi mësuar përmes tij. Është krijuar një popull që është rritur me veprën e të madhit Ismail Kadare, andaj një rrugë e qytetit bashkë me Bibliotekën e Fushë Kosovës do të marrin emrin e Ismail Kadaresë.
Duke ju drejtuar të pranishmëve, shkrimtari Ismail Kadare në fjalën e tij falënderuese tha: “Ju falënderoj të gjithë pjesëmarrësve në këtë mbledhje të bukur që tregon jo vetëm fuqinë e shqiptarisë, por fisnikërinë e këtij kombi i cili është një nga kombet kryesore të Evropës. Jam shumë i lumtur për këtë festim prekës që tregon se me sa këmbëngulje njeriu shqiptar e ka ngritur në qiell dashurinë e tij, fisnikërinë e tij, qytetërimin evropian. Këto çaste do të ngelin të paharrueshme në jetën time”.