Thirrje për grante për bizneset e grave në Komunën e Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 12:43 / 09.06.2023

Këto grante do të ndahen në formë të bashkëfinancimit me 20% pjesëmarrje të biznesit. Po
ashtu, përfitueset e grantit do të përfitojnë edhe nga këshillimet rreth biznesit që iu ofron projekti.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së grave në ekonomi dhe në tregun e punës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt që përfshinë komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Gracanicë, Lipjan, Novobërdos, Obiliq, Podujev, Ferizaj, Hani i Elezit, Kacanik, Shtërpcë dhe Shtime.

Qëllimet e grantit janë:
• Mbështetje për bizneset e grave;
• Krijimi i bizneseve te qëndrueshme;
• Përmirësimi i pozitës së grave në tregun e punës; dhe
• Përmirësimi/zhvillimi i produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese/të reja.

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin përkatës së bashku me dokumentacionin e kërkuar në formën PDF, në e-mail adresën grants@k-w4w.org.

Afati për aplikim është deri më 21 qershor 2023 deri me 23:59.

Për Udhëzuesin për Grante dhe Formën e Aplikimit klikoni ne faqen:
https://www.k-w4w.org/thirrje-per-grante-2/