Urimi i Kryetarit Berisha me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë

Fushë KosovëPostuar: 15:15 / 16.02.2024

“Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës, kam nderin që në emër të komunës sonë, të shpreh urimet më të përzemërta në përvjetorin e 16 të shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Shënimi i kësaj dite na bënë krenar për gjithë sakrificën e popullit, por njëkohësisht, kjo ditë na përkujton më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi.
Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë aleat, të cilët ishin dhe mbeten përkrah popullit të Kosovës, thuhet ndër tjerash në urimin e Kryetarit Berisha.
Gëzuar!”