Vazhdojnë takimet për Planin Zhvillimor Komunal të Fushë Kosovës për 10 vitet e ardhshme
Fushë KosovëPostuar: 15:10 / 13.07.2023
Ky plan do të jetë baza më e rëndësishme për ta transformuar edhe me tutje zhvillimin e territorit të Komunës së Fushë-Kosovës në planin ekonomik, social dhe mjedisor.
Komuna e Fushë-Kosovës është e interesuar që të krijohen mundësi të jashtëzakonshme për investime në infrastrukturë, industri, hoteleri, tregti, ndërtimtari, turizëm dhe fusha tjera.