Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 15:43 / 23.06.2023

Këto hapësira janë shfrytëzuar kryesisht nga bizneset duke vendosur gjësende të ndryshme pa leje/pëlqim nga organi kompetent gjë që ka vështirësuar qarkullimin e lirë të këmbësorëve por edhe trafikun në këto rrugë.

Drejtoria për Inspektorat do të ndërmarrë masa konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi po ashtu do të njoftohen organet e rendit dhe ato të drejtësisë.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.