Vazhdon inspektimi i rregullt në tërë territorin e Komunës së Fushë-Kosovës
Sektori i ambientit ka realizuar inspektimet me qëllim të kufizojë ndikimin e ndotjeve të industrisë, transportit, ndërtimit si dhe tjera veprimtari të njeriut.
Sektori i ndërtimit ka vazhduar punën në inspektimin e objekteve ndërtimore nëpër punishte tek objektet me leje ndërtimore si dhe identifikimin e objekteve pa leje ndërtimore duke zhvilluar procedurat e parapara me ligjin për ndërtim.
Sektori i tregut me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit ka realizuar vizita tek operatorët ekonomik duke bërë inspektimin e produkteve si dhe përputhjen e çmimeve raft – arkë. Po ashtu duke urdhëruar bizneset e reja që të pajisen me aktvendim pune – kushte teknike.
Sektori i komunikacionit ka kryer inspektimet e rregullta lidhur me respektimin e rendit të udhëtimit te operatorët transportues urban dhe ata ndërurban të cilët qarkullojnë nëpër territorin e komunës sonë.
Lusim qytetarët që për çdo parregullsi të bashkëpunojnë me Drejtorinë për Inspektorat me qëllim të zbatimit të ligjit.