Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Fushë Kosovë
Fushë KosovëPostuar: 14:39 / 25.10.2023
Punimet nisën në mënyrë ceremoniale ku përveç shumë të pranishmëve, morën pjesë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e zv.Kryetari i komunës Besnik Osmani.
Gjatë kësaj ceremonie u tha se “Përmirësimi i qasjes në edukimin në fëmijëri të hershme është objektiv i ynë i përbashkët. Kjo ngase të gjithë fëmijët meritojnë ambient të sigurt, mirëqenie, dhe edukim që në hapat e parë të jetës”
Vlera e Projektit ësht 410,000 euro, kurse projekti pritet të përfundojë pas dy viteve!