Vihet gurthemeli për ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Miradi e Ulët

Fushë KosovëPostuar: 15:35 / 11.05.2023

Me rastin e vënies së gurthemelit, ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha i cili theksoi se ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt ofrimit dhe rritjes të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj Komune.

Ndërkaq, Drejtoresha e Shëndetësisë, Mimoza Kolshi, ka shtuar se ky objekt do të jetë modern dhe do ti plotësojë të gjitha kërkesat e banorëve, dhe se synimi i Drejtorisë është ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare.