Zhvillohet takim me banorët Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Fushë Kosovës
Më këtë takim, qytetarët patën rastin të tregojnë problemet me të cilat ballafaqohen ndërsa përfaqësuesit komunal treguan çfarë janë investimet e planifikuara në këto hapësira të komuniteteve.
Disa nga kërkesat e komuniteteve janë:
- Fillimi i punimeve për projektin e ujit
- Ndalja e punimeve të fusha e sportit në lagjen 029
- Mos marrja e mbeturinave në orarin e caktuar nga kompania e mbeturinave
- Vërshimet afër lumit dhe ato familjet të ndihmohen
- Problemi me ndriçimin në lagjet dhe kabllot
- Bllokimi i ujerave të zeza në lagjen 029
- Qentë endacak
- Parku për Fëmijë
- Kërkesa për vazhdimin e ndihmës komunale për pagesën e qirasë, renovim dhe ndërtim të shtëpive
- Ndërtimi i një objektit në shërbim për komunitetin dhe OJQ-të
Nënkryetari i komunës se Fushë Kosovë, Besnik Osmani dhe përfaqësuesit tjerë komunal premtuan se do të marrin hapa në realizimin e këtyre kërkesave me mundësi ligjore dhe financiare qe ka komuna dhe se këto takime do vazhdohen në te ardhmen.
Aktiviteti është pjesë e projektit #HumanRightivism, i cili zbatohet nga OJQ Kultura Multietnike e Kosovës (MCK), financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë përmes Fondit për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).