Afër përfundimit ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve në fshatrat Gërqinë dhe Lipovec
GjakovëPostuar: 15:31 / 20.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:
Ndërtimit dhe asfaltimit të rrugëve në fshatrat Gërqinë dhe Lipovec, tashmë po i’u afrohet fundi.
Sot, filloi projekti infrastrukturor për 10 akse rrugore në gjatësi prej 1.5 km në këto anë, investim ky nga buxheti komunal që kap vlerën financiare 120 mijë euro.
Pas këtyre akseve rrugore, në këto dy fshatra na mbet vetëm edhe një rrugë publike e cila frekuentohet nga nxënësit dhe infrastruktura rrugore finalizohet në tërësi.