Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë i shtohet edhe një makinë për shuarjen e zjarrit
GjakovëPostuar: 18:15 / 19.09.2023
Postimi i plotë i kryetarit Gjini:
Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë, është ndër brigadat më të mira në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin.
Nga sot e tutje, puna e tyre do të jetë edhe më efikase falë makinës së re për shuarjen e zjarrit e cila është financim nga Komuna e Gjakovës dhe kap vlerën financiare rreth 200 mijë euro.
Shpresojmë që në një të ardhme të afërt, të kemi qartësi të plotë të kompetencave të nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes sa i përket Brigadave të Zjarrfikësve në tërë Kosovën. Në këtë mënyrë, do të kemi më shumë mundësi të investojmë në mjete pune por edhe shtim të personelit.