Edhe në Gjakovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Në aktivitetin #ZgjidheLomshin të mbajtur në Parkun e Qytetit, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini si dhe Drejtoresha për Arsim Eranda Kumnova-Baçi dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu-Kola.
Në fjalën e tij, Kryetari Gjini u shpreh se kjo ditë dhe një aktivitet si ky është më rëndësi për të gjithë ne. “Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku, në mënyrë që të gjithë të ndihen të barabartë. Unë jam mirënjohës ndaj Programit të Unicef-it në Kosovë, për të gjitha projektet që realizon në Gjakovë sepse ato ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës dhe punës sonë” tha ndër të tjera ai.
Kjo fushatë nga Programi i Unicef-it në Kosovë dhe Bashkimi Evropian, ka për qëllim promovimin e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në shoqëri.