Filloi vendosja e kanalizimit fekal në rrugën “Dërgut Vokshi” në Gjakovë

GjakovëPostuar: 12:20 / 25.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:

Problemit me kanalizime në rrugën “Dërgut Vokshi” po i vjen fundi!

Kjo, përmes projektit që e filluam sot për vendosjen e kanalizimit fekal në këtë pjesë të qytetit. Poashtu, do të sanohet rruga e gjatë 350 metra.

Pas finalizimit të punimeve, kanalizimi fekal do të shkarkohet në kolektorë, kurse ujërat e shiut direkt në lum.

Edhe ky projekt infrastrukturor, financohet nga buxheti komunal me vlerë financiare prej 250 mijë euro.