Filluan edhe disa projekte infrastrukturore në Komunën e Gjakovës
Postimi i plotë i kryetarit Gjini:
Sot, filluam edhe dy projekte infrastrukturore të rëndësishme për banorët e komunës sonë!
Projekti i parë, përfshin ndërtimin-asfaltimin e tetë akseve rrugore në Korenicë, Jahoc, Nec dhe Orize. Këto rrugë me gjatësi totale 3 mijë metra, kapin vlerën financiare 175 mijë euro.
Kurse, projekti i dytë përfshin gjithsej 7 akse rrugore në fshatrat Hereq dhe Dujakë. Gjatësia e tyre është 1 mijë metra dhe investimi kap vlerën financiare 75 mijë euro.
Të gjitha rrugët që kanë mbetur, po mundohemi t’i përfshijmë në projekte të përbashkëta, në mënyrë që të përfundojmë infrastrukturën rrugore. Këto akse, janë rrugë publike, të cilat i’u lehtësojnë jetesën qytetarëve tanë si dhe i lidhin me rrugë kryesore ekzistuese.