Finalizohet ndërtimi i urës dhe shtegut në Shkugëz të Gjakovës

GjakovëPostuar: 16:14 / 05.07.2024

“E gjithë kjo, përmes finalizimit të projektit për ndërtimin e urës si dhe shtegut që lidh këtë urë me Shkugëzën, investim ky nga Komuna e Gjakovës, me vlerë financiare rreth 132 mijë euro.
Kjo fazë e projektit është përfunduar dhe kjo urë e cila kalon mbi lumin Erenik, është e kalueshme për të gjithë. E radhës është vendosja e shtyllave të ndriçimit publik si dhe procedura e shtangimit të urës.
Në këtë zonë të qytetit tonë, investimet komunale nuk do të ndalen me kaq! Përkundrazi, ato do të vazhdojnë edhe më tutje, deri në shndërrimin e saj në një zonë atraktive për qytetarët tanë dhe të gjithë ata që vizitojnë Gjakovën.” – ka njoftuar ndër të tjera kryetari Gjini.