Gjakovë: Mbahet konferenca "Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm"

GjakovëPostuar: 14:32 / 09.12.2016

Fillimisht në këtë konferencë Qehaja ka shprehur që fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është fenomen në rritje ku ne si vend kemi qenë shënjestër e rekrutimeve për marrje pjesë në luftëra të ndryshme në vendet e Sirisë.

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila si pjesë e këtij paneli është shprehur që ky ka qenë një problem shqetësues edhe për komunën e Gjakovës ku rreth 7 qytetarë të kësaj komune kanë marrë pjesë në luftëra në Siri. Ajo ka theksuar që nuk ka pasur strukturë familjare që i ka shtyrë këta persona për të marrë pjesë në luftëra. “Andaj ne si shoqëri duhet të fokusohemi që të krijojmë hapësira për bashkëpunime me organizata rinore që të shtyjmë forca udhëheqëse pozitive në mënyrë që rinia të ketë hapësira për edukim të mirëfilltë” ka theksuar Kusari Lila.

Krye imami Ahmet Efendi Hoxha në kuadër të këtij paneli ka theksuar që feja Islame nuk e stimulon ekstremizmin, personat të cilët kanë ndjekur rrugën e ekstremizmit dhe radikalizmit nuk kanë bagazh fetar islamik. Ai është shprehur se Islami i vërtetë është fe e paqes, sigurisë dhe dashurisë.

Ndërsa, Kristë Gjokaj komandant i stacionit policor në Gjakovë, ka shprehur se policia ka pasur qasje të kujdesshme për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe ka bashkëpunuar ngushtë me të gjithë akterët në vend duke theksuar që Gjakova është një ndër vendet me shumë besime fetare dhe me një harmoni fetare.

Megjithatë faktorët që nxisin tendencat për ekstremizmin e dhunës janë ata social, ekonomik etj. Në fund të kësaj konference është mbajtur debat i hapur për pjesëmarrësit.

/InfoKomuna/