Inaugurohet objekti i ri i çerdhes në Dardani të Gjakovës
GjakovëPostuar: 13:38 / 14.09.2023
Postimi i plotë i kryetarit Gjini:
Gjakova është komuna me përqindjen më të madhe të fëmijëve të sistemuar në çerdhe publike dhe ky është një lajm që më bën jashtëzakonisht të lumtur.
Në këtë frymë sot e inauguruam objektin e ri të Çerdhes në Dardani, duke ofruar kështu akomodim për 70 fëmijë të kësaj paralagjeje.
Çerdhja në Dardani e cila është ndërtuar nga buxheti komunal në vlerë prej 230 mijë Euro, është çerdhja e katërt e ndërtuar në 2-3 vitet e fundit dhe shumë shpejtë do të shtohet edhe një tjetër ne Rogovë për të vazhduar më tej edhe në lokacione tjera.
Investime të tilla na bëjnë gjithmonë të lumtur dhe na motivojnë që të mos ndalemi asnjë ditë për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët tanë.