Ka filluar aksioni javor për pastrimin e deponive ilegale në të gjithë territorin e Gjakovës

GjakovëPostuar: 14:28 / 11.09.2023

Sot në kuadër të fushatës #EcoGjakova është pastruar deponia ilegale në rrugën “Ndrec Gjokaj” në fshatin Osek Pashë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me drejtorinë e Inspektoriatit, KRM “Çabrati” dhe GAC gjatë kësaj periudhe do të pastrojnë të gjitha deponitë ilegale.

Rezultati final gjithmonë varet nga mirëmbajtja dhe vetëdijesimi qytetarë.