Komuna e Gjakovës digjitalizon shërbimet komunale
Gjatë këtij inagurimi kryetarja Kusari-Lila është shprehur se pikërisht në këtë periudhë kohore kur pritet të filloj edhe fluksi i bashkëatëdhetarëve, qytetarët do të kenë mundësi që të nxjerrin dokumentet e nevojshme të gjendjes civile për 24 orë në çdo ditë të javës, transmeton InfoKomuna.
Kusari-Lila po ashtu ka theksuar që pritet shumë shpejtë që të funksionalizohen edhe aparata tjerë digjital që do të vendosen në qytetin e Gjakovës.
Aparati digjital ju ofron shërbime si:
Dokumentet nga sektori i gjendjes civile (certifikatë te lindjes, ekstrakt i lindjes nga regjistri qendror, certifikatë e martesës, certifikatë e shtetësisë, certifikatë e vendbanimit)
Gjendja e tatimit në pronë
Qasje në www.gjakovaportal.com (informata rreth qytetit të Gjakovës dhe projekteve komunale)
Qasje në drejtimin e kërkesave për komunën e Gjakovës
Komuna e Gjakovës përmes sistemeve digjitale po integrohet çdo ditë e më shumë në funksionin e qytetit të mençur!
/InfoKomuna/